Fjalë Kyçe

Alby ia këput shpresat Lumit: Jemi vetëm shok

Alby ia këput shpresat Lumit: Jemi vetëm shok

Alby dhe Lumbardhi janë dy nga banorët e Big Brother Vip Kosova të cilët ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Ata të dy u panë duke dhuruar puthje e përqafime me njëri tjetrin por nuk deklaruan për një lidhje dashurie.

Mes tyre ka ndodhur një keqkuptim dhe si duket kjo e ka bërë Albyn të mendohet përsëri në raport me Lumbardhin.

“Nuk dua më puthje e përqafime, jemi vetëm shok”, ka thënë Alby gjatë bisedës së saj me Edonën dhe Kaderin.

Lumbardhi disa ditë më parë ka deklaruar se nuk do t’i pengonte e kaluara e Albyt.