Personi i parë që bëri një ecje në hapësirë Aleksi Leonov, vdiq të Premten në Moskë, njoftoi agjensia ruse e hapësirës. Leonov ishte 85 vjeç.
Piloti i Forcës Ajrore Ruse i cili ishte edhe kozmonaut u bë një hero në Bashkimin Sovjetik kur shënoi një fitore të madhe në garën hapësinore të kombit kundër SH.B.A. dhe kaloi 10 minuta duke qëndruar i lidhur jashtë anijes së tij në 1965. Leonov ishte i vendosur që të bëhej person i parë i cili do të shkonte në Hënë, por Sovjetikët braktisën atë qëllim pasi SHBA e arritën atë paraprakisht .
Leonov u kthye në hapësirë në 1975, megjithë një incident gati-fatal desh i’a mori jetën gjatë udhëtimit të tij të parë kur kostumi i tij papritur filloi t’i fryhet ndërsa ishte jashtë anijes.