Në verën e vitit 2015, në Brazil ishte një portier në prag të skadimit të kontratës.
Luante me Porto Alegre dhe quhej Alisson, ndërkohë që të gjithë në Itali e quanin Allison.
Roma kërkonte që ta merrte, teksa Walter Sabatini e kishte studiuar prej kohësh. Alisson ishte ekstra-komunitar, teksa dy vendet ishin zënë, që solli dhe dështimin e transferimit. Juventus ishte skuadra tjetër e Interesuar.
Portieri brazilian refuzoi bardhezinjtë për shkak se e dinte që do të ishte një rezervë e Buffon. I kërkonte që të luante më shumë dhe të mos ishte një alternativë si neto.
Roma u ndihmua edhe nga Frosinone për të blerë kartonin e brazilianit për 8 milionë euro dhe më pas për transferimin te Roma një sezon më pas. Një marrëveshje e zgjuar që ka rezultuar shumë fitimprurëse për verdhekutë.
“Nëse do t’i dija kualitetet e Alisson, do të kisha paguar dyfish”, deklaroi mbrëmë Klopp.