Fjalë Kyçe

Aliu: Do të duhej ngritur aktakuzë ndaj meje po ta lëshoja atë leje

Aliu: Do të duhej ngritur aktakuzë ndaj meje po ta lëshoja atë leje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur edhe për aktakuzën ndaj tij, se nuk kishte lëshuar një leje ndërtimi sa ishte drejtor i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës.

Seanca e dytë në këtë rast do të mbahet më 7 qershor.

Aliu thotë se do të duhej ngritur aktakuzë ndaj tij sikur të kishte lëshuar leje. Pasi për rastin në fjalë aty parashihej ndërtimi i një shkolle.

“Unë mendoj se për rastin e aktakuzës në fjalë është dashur të ngrihej aktakuzë po të jepja leje. Procedurat janë të qarta. Është Plani Rregullues Urban. Ky dokument është miratuar në vjeshtë të vitit 2013. Në bazë të atyre planeve kemi punuar. Në atë lokacion parashihet shkollë. Nuk mund të jepja leje për diçka tjetër. Nuk kemi mundur të japim leje. Pala ka bërë ankesa. E ka dërgu edhe në Kuvend Komunal këtë. Asamblistët e PDK-së donin t’ia rregullonin palës çështjen. Me heq shkollën e me vu diku tjetër. Ministria e pa të jashtëligjshme dhe e ktheu mbrapsht kërkesën. Momenti kur u kthye mbrapsht nga Ministria e u tërhoq nga ana e Kuvendit Komunal, nuk kishim si të vepronim ndryshe. Ka qenë e qartë. Por pala normal ka thënë se do të padisë. E ka bërë këtë. Problemi është mënyra se si është ngritur aktakuza. Do të ishte precedent i rrezikshëm për qindra e qindra refuzime lejesh. Në këtë aspekt jam komod, e di se kam vepruar drejt”, ka thënë Aliu në Deskun e KOHËS.