Fjalë Kyçe

Aliu: Po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodhë në mënyrë të natyrshme

Aliu: Po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodhë në mënyrë të natyrshme

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se në vazhdimësi po punojnë që bashkimi me Shqipërinë të bëhet në mënyrë të natyrshme.

Aliu i quajti “kufij artificialë” pikë-kalimet ndërmjet dy vendeve.

“Ne po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodh në mënyrë të natyrshme. Tash kufijtë kanë qenë artificial që na kanë ndarë”.

Ministri tha se marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë për hekurudhën Prishtinë-Durrës do të financohet  nga të dy qeveritë.

“Marrëveshjen që e nënshkruam për komplet ndërtimin e hekurudhës së pari do ta bëjmë studimin e fizibilitetit i cili do të jetë projekt i përbashkët. Pra do ta bashkëfinancojmë të dy qeveritë. Së pari do ta bëjmë çlirimin e fezibilitetit i cili do të jetë projekt i përbashkët. Fizibiliteti do ta përcaktojë saktë trasenë e kalimit të linjës hekurudhore”, tha Aliu.

“Ajo çka po ndodh në Shqipëri është mjaft me rëndësi edhe për Kosovën. Pra këtu po iniciohet projekti i zhvillimit i portit në Durrës i cili do të shndërrohet në transport të mallrave. Do të jetë port modern i cili ka nevojë për linjë hekurudhore me korridore evropiane”, tha shtoi ai.

Sipas tij, hekurudha që po planifikohet, do të jepte qasje në korridore Evropiane.

“Hekurudha aktuale e cila lidh Durrësin me Tiranën dhe në Shkodër do të ketë mundësi të bëhet linja e re nga prej Luginës së Drinit nëpër liqe deri në qafën e Morinës ku del në pjesën e Kosovës në Ponashec.  Kjo do të jetë e rëndësishme sepse poeti i Durrësit përmes Prishtinës krijon qasje në korridore evropiane”, tha Aliu.

“Ndërsa për Prishtinën është se do të jetë stacioni i parë i këtyre mallrave nga Durrësi drejt Evropës. Kjo do të krijojë mundësin e zhvillimit industrial për shkak se është kyçje në linjat hekurudhore. Meqenëse kjo linjë shkon drejt Podgoricës kyçja do të jetë më e mira përmes Prishtinës për shkak se linja ekzistuese që Tivari ka me Beogradin është linjë e cila ka lartësinë tepër të lartë dhe shumë do të jetë shfrytëzimi i linjës hekurudhor”, theksoi ai.