Gazzetta dello Sport raporton se Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci do të vazhdojnë me Juventusin e Allegrit. Allegri do të ketë mbledhjen e parë me Juventusin rreth së ardhmes të enjten dhe do të diskutojë rreth shumë gjërave, përcjell Gazeta Express.
E ardhmja e Cristiano Ronaldos është një temë e “nxehtë” në “Allianz Stadium”, ndërsa trajneri duhet të jape opinionin e tij edhe për repartin defanziv.
Allegri raportohet se bëri vendim të shpejtë për Chiellinin, të cilit do t’i jepet një kontratë e re një vjeçare. Allegri bisedoi gjithashtu me Bonuccin dhe të dy janë të gatshëm të nisin sezonin e ri së bashku. Dy kapitenët do të qëndrojnë në Torino dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në ekip.
Matthijs de Ligt konsiderohet e tashmja dhe e ardhmja e mbrojtjes së Juventusit, por dy veteranët mund të ndihmojnë qendërmbrojtësin holandez të rritet në Torino.
Chellini mbush 37 vjeellini mbush 37 vjeç në gusht dhe kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor dhe e ardhmja e tij ishte ee pasigurt, por kapiteni i Italisë do të përgatitet edhe për një vit tjetër me “Zonjën e Vjetër”.