Fjalë Kyçe

Allegri: Ky është Ronaldo

Allegri: Ky është Ronaldo

Massimiliano Allegri ka vlerësuar Cristiano Ronaldon pas golit të shënuar kundër Ajaxit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajax dhe Juventus kanë barazuar 1:1 në ‘Johan Cruijff Arena’, me Cristiano Ronaldon që shënoi pas kthimit në fushë nga lëndimi.

Paraqitjen e portugezit, e ka lavdëruar trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

“Ai sapo ishte rikthyer, vrapo shumë dhe luajti një ndeshje të mirë”, ka thënë Allegri derisa po komentonte paraqitjen e Ronaldos, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai e filloi aksionin dhe e përfundoi atë (me gol). Ky është Ronaldo”.