Massimiliano Allegri nuk mendon se skuadra e tij e ka siguruar titullin e kampionit në Serie A.
Përkundrazi, italiani beson se sezoni veç sa ka filluar dhe duhet japur maksimumi në secilën ndeshje.
Juventus do të rikthehet për ndeshjen e parë të 2019, në kuadër të “Kupës së Italisë”, kundër Bologna.
“Do të luajmë vetëm një ndeshje, pa mundësinë e ndeshjes së dytë, kundër një Bologna që do të japë maksimumin” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.
“Që nga nesër deri më 1 qershor duhet të luajmë për sezonin kështu që duhet të japim performanca serioze” ka thënë tutje trajneri.
“Pres shumë nga Dybala, sikur ka bërë deri tani. Ai është shumë i mirë” ka thënë ndër të tjerash Allegri.
Juventus konsiderohen favoritët absolut për titullin e Serie A, Kupën e Italisë si dhe Superkupën.
Skuadra e Allegrit duket sikur nuk ka kundërshtar të denjë në futbollin italian. Ata janë lider në Serie A me 9 pikë më shumë se vendi i dytë.