Fjalë Kyçe

Almeda dhe djali i saj i nënshtrohen testit për COVID-19

Almeda dhe djali i saj i nënshtrohen testit për COVID-19

Almeda Abazi i nënshtrohet testit dhe tregon rezultatin.

Almeda Abazi është shumë aktive në rrjete sociale, përmes së cilave tregon për më të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja kohë pas kohe publikon imazhe pranë partnerit të saj, Tolgahan Sayisman dhe djalit, Efehan.

Së fundi, me anë të një videoje, Almeda ka treguar se kishte disa shqetësime rreth shëndetit, anadj i është nënshtruar testit për COVID-19.

Por, fatmirësisht ishte vetëm grip sezonal, andaj testi për koronavirus rezultoi negativ, si për të ashtu edhe për djalin.

“Uroj që të gjithë të jeni mirë! Siç mund ta kuptoni edhe nga zëri, unë nuk jam edhe aq mirë. Prej tre ditësh po kaloj një grip bashkë me Efehanin. Nuk ndihemi mirë, por po e kalojmë. Gjatë kësaj periudhe është normale, sepse koha ndryshon dhe ftohemi. Por, për shkak të frikës nga virusi, bëmë menjëherë testin dhe rezultati ishte negativ. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha ajo.