Fjalë Kyçe

Gazi lotsjellës mund të shkaktojë humbjen e jetës

Gazi lotsjellës mund të shkaktojë humbjen e jetës

Gazi lotsjellës i përdoruar nga forcat e rendit në protestën e opozitës së bashkuar, shkaktoi debat për mënyrën se si u përdor ai si edhe për efektet që shkakton te protestuesit.

Lidhur me këto efekte mjeku pneumolog, Adrian Jorgji, i ftuar në “Kjo Javë” tha se gazi lotsjellës hyn në familjen e lëndëve helmuese dhe është i ndaluar me konventë ndërkombëtare të përdoret edhe në luftë.

“Gazi lotsjellës është i ndaluar të përdoret në luftëra. Jo vetëm është i ndaluar, por në Konventat Ndërkombëtare bëhet fjalë për kushtet specifike dhe dozat specifike të përdorimit. Gazi lotsjellës është pjesë e familjes së armëve helmuese”, thotë Jorgji.

Gjithashtu ai ngre shqetësimin se nga gazi lotsjellës mund të shkaktohet edhe vdekja, sidomos për ata persona që vuajnë nga sëmundje kardiake dhe të hipertensionit.

Pasojat në organizëm

Për kardiakët mund të ketë deri në pasoja vdekjeprurëse.

Shkakton rritje të tensionit e deri në goditje në zemër. Kemi edhe pneumoni klinike e pulmonare nëse përdoret ne masë të tepruar.

Varet nga gjendja e organizimit, ana nervore që mund të shkaktojë ankth e deri në kriza paniku, rritje të pulsit, tensionit, të djersitjes.

Efekti nga 30 minuta e deri në disa ditë. Shkakton edhe komplikacione në stomak e mëlçi. Në lëkurë djegie deri në shkallën e parë, por edhe më të rëndë.

Mund të shkaktojë edhe verbërim të përkohshëm.