Fjalë Kyçe

Personi që vdiq mbrëmë në Skenderaj është goditur nga eskavatori

Personi që vdiq mbrëmë në Skenderaj është goditur nga eskavatori

Një person ka vdekur mbrëmë në vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajit.

Policia ka njoftuar sot se ai ishte goditur nga eskavatori gjatë kohës që po punonte.

Trupi i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa personi që po drejtonte eskavatorin është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Qirez, Skenderaj 10.02.2024 – 13:40. Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.