Fjalë Kyçe

Ja si të përgatisni akullore me fëstëk në kushte shtëpie

Ja si të përgatisni akullore me fëstëk në kushte shtëpie

Kjo recetë është  shumë e shijshme dhe për tu përgatitur, ndërsa është shumë e preferuar për këto ditë të nxehta vere që na kanë pushtuar, transmeton Gazeta Metro.

Përbërësit e nevojshëm:

1 filxhan fëstëk të pastruar pa kripë

3/4 filxhan sheqer

2 filxhan qumësht i paskremuar

1/2 lugë gjelle ekstrakt bajamesh

4 kokrra vezë të verdhat

1 filxhan pana

3/4 filxhan fëstëk të pjekur pa kripë

Mënyra e përgatitjes:

Grini në grirësen elektrike 1 filxhan me fëstëk së bashku me pak sheqer. Hiqini prej andej dhe hidhini në një tenxhere të madhe së bashku me qumështin.

Lërini të ngrohen, më pas hiqini nga zjarri dhe shtojini ekstraktin e bajames.

Rrihni vezët me pjesën tjetër të mbetur të sheqerit dhe përziejeni gradualisht në qumështin e nxehtë.

Lëreni tenxheren me të gjithë përbërësit në zjarr.

Gatuajeni në temperaturë të ulët, derisa përbërësit të fillojnë të marrin një trajtë më kremoze.

I gjithë ky proces do të zgjasë jo më shumë se 10 minuta.

Më pas hidheni kremin në një tas dhe lëreni të ftohet për gati dy orë.

Shtoni fëstëkët e pjekur që kanë ngelur dhe panën për ëmbëlsira. Hidhini në makinën e akullores dhe veproni sipas udhëzimeve që ajo ka.

Vendoseni në frigorifer të ftohet për disa orë dhe është e gatshme për tu shërbyer.