Fjalë Kyçe

Kjo është shtëpia më të shtrenjtë në shitje në Paris

Kjo është shtëpia më të shtrenjtë në shitje në Paris

Një rezidencë masive pranë Kullës Eiffel në Paris është në treg për 250 milionë euro, ose rreth 280 milionë dollarë.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është shtëpia më e shtrenjtë për shitje në Paris tani, sipas Kalinka Realty, e cila po shet shtëpinë me Sindex Development të Hong Kongut.

Shtëpia që ka më shumë se 113.000 metra katrorë hapësirë shtrihet në një hapësirë, në të cilën gjenden ambasada, ndërtesa të ministrive, muzeve dhe vendeve kulturore.

Rezidenca masive shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Seine, pranë pikës më të famshme të qytetit: Kulla Eiffel.
Çmimi kohët e fundit u rrit nga 220 milionë euro – rreth 246 milionë dollarë – për shkak të interesit të blerësve, veçanërisht në mesin e klientëve rusë, ka thënë Kalinka Realty për Business Insider.

Sipas Paris Property Group, një pamje e Kullës Eiffel mund të dyfishojë ose trefishojë çmimin e një prone.

Por brendësia dhe detaje tjera të shtëpisë mbeten një mister për publikun.

Rezidenca e pasur mbetet misterioze me përjashtim të atyre elitave që mund të jenë blerës potencial.

Madje, pronarët e rezidencës, siç thuhet, dy motra të moshuara që janë “përfaqësues të një dinastie të pasur franceze”, kanë ndaluar Kalinka Realty të publikojë fotot e brendshme dhe çdo hollësi tjetër rreth shtëpisë, tha kompania për Business Insider.

Nëse shtëpia shitet për çmimin e kërkuar prej 280 milionë dollarë, kjo do të ishte një nga shtëpitë më të shtrenjta ndonjëherë të shitura në botë.

Por kjo nuk do të thyej rekordin – madje as brenda Francës.

Kjo pasi që në vitin 2015, Mohammed bin Salman, princ i kurorës saudite i cili ishte në qendër të skandaleve të të drejtave të njeriut, si vdekja e gazetarit Jamal Khashoggi, bleu një vilë të shekullit të 17-të në perëndim të Parisit për 300 milionë dollarë.