Fjalë Kyçe

Kompania ajrore thyen stereotipet gjinore, edhe një ‘gay’ bëhet ikonë e aeroplanëve

Virgin Atlantic do të zëvendësojë emblemën e famshme të saj të fluturimit me pesë ‘ikona’ të reja, që synojnë ‘të përfaqësojnë Britaninë moderne’.

Transportuesi tha se po zëvendëson imazhin e saj tradicional me një gamë të larmishme të burrave dhe grave në flotën e saj të re A350-1000.

Mes ‘ikonave fluturuese’ do të jetë një burrë dhe një grua e zezë, si dhe një burrë homoseksual.

Ata do të mbajnë kominoshe të kuqe në veprën e re artistike, me kompaninë që pretendon të jetë linja e parë ajrore që vendos figura të meshkujve në avionin e saj.

Një nga figurat e vendosura në kokën e aeroplanit shfaq një burrë homoseksual dhe ka ngjyrat e ylberit të pikturuar në kostumin e tij.

Zonja fluturuese e Virgin Atlantic ishte bazuar në posterët me vajzat e bëra të famshme nga artisti Alberto Vargas në vitet 1930 dhe 1940.

Njoftimi i kompanisë vjen një muaj pasi kompania e ndaloi sugjerimin se grate e ekuipazhit duhet të vënin make-up.

Kjo kompani gjithashtu ka filluar t’u japë grave pantallona si pjesë e uniformës së tyre standarde, në vend të asaj si ishte deri më tani që u jepeshin vetëm nëse kërkohej prej tyre.

Transportuesi është zotuar të trajtojë hendekun e pagave në mes dy gjinive dhe të rrisë diversitetin dhe përfshirjen në staf.

Ajo synon të ketë një ndarje 50/50 mbi bazë gjinore në rolet drejtuese, si dhe përfaqësimin e grupeve të ndryshme etnike si të zinj, aziatikë dhe grupe të ndryhme minoritare në masën 12 për qind, deri në vitin 2022.

Nikki Humphrey, zëvendëspresidente e kompanisë, tha se në këtë rast shkon thënia ‘ju nuk mund të jeni ai që nuk jeni’ dhe kjo kurrë nuk ka qenë më e vërtetë se imazhi joshës i industrisë së aviacionit në të kaluarën.

“Ne kemi punuar për një numër vitesh për të trajtuar hendekun tonë të pagave gjinore, për të krijuar një vend pune gjithëpërfshirëse dhe për të rritur diversitetin e fuqisë punëtore tonë, përmes zhvillimit të skemës sonë për gratë.

“Me futjen e ikonave tona të reja fluturuese, shpresoj se inkurajon njerëzit nga të gjitha sfondet që të ndihen si në shtëpi duke fluturuar me ne, por edhe duke punuar me ne’. |Gazeta Alo