Fjalë Kyçe

Momenti kur çiftit i ikën anija me të cilën do të udhëtonte

Momenti kur çiftit i ikën anija me të cilën do të udhëtonte

Momenti kur një anije vazhdon lundrimin duke lënë prapa një çift të pafat, është kapur në pamjet e një videoje.

Incidenti ndodhi më 15 shkurt, ndërkohë që anija Simfonia e Deteve po nisej për në Bahame.

Ishte dita e gjashtë e një lundrimi shtatë-ditor, përpara se anija të kthehej në Miami.

Sipas personit që realizoi videon nga limani, thirrja për të hipur në anije erdhi në orën 15.30, kurse në orën 16.15, punëtorët filluan të largonin shkallët dhe të mbyllnin dyert.

Rreth pesë minuta më vonë, çifti i pafat u shfaq i ngarkuar me çanta për pazar nga ekskursioni i tyre në breg.

Pasagjerët e tjerë në Symphony mund të shihen duke shikuar në vetëkënaqësi nga ballkonet e tyre kur anija largohet nga çifti i bllokuar.

Çifti shihet duke folur me disa punonjës në port ndërsa anija po largohej.