Fjalë Kyçe

Njihuni me vajzën që refuzon të dalë me meshkuj sepse ka frikë se i zbulojnë sekretin

Njihuni me vajzën që refuzon të dalë me meshkuj sepse ka frikë se i zbulojnë sekretin

Abigail Collins është emri i vajzës e cila  prej shumë vitesh shpenzon dy orë përpara pasqyrës duke bërë make up.

Kjo sepse fytyra e saj është e mbushur me akne. Studentja tregon se qëkur ishte në moshë të vogël, ajo është përballur me tallje nga shokët dhe shoqet e saj sepse ka shumë akne.

Kur, ajo nisi të shkonte në fakultet fitoi besim në vetvete dhe vendosi që të mos bënte më shumë grim.

Por edhe pse mori këtë vend të rëndësishëm ajo refuzon të dalë me meshkujt, pasi ka frikë se ata do ta paragjykojnë.

Ajo ka thënë:

Unë nuk dal me një mashkull, pasi nuk dua që ai të mendojë se jam dikush tjetër, kur të shikojë fytyrën time pa grim. Dua të jem e sinqertë me atë. Ndonjëherë është kaq e vështirë që dikush të më kuptojë dhe të më pranojë.’’

Aknet që ajo ka në fytyrë u përkeqësuan më shumë kur ajo ishte adoleshente. Abigail ka treguar se edhe ata që ajo i konsideronte miq e kanë përdorur shpesh herë kundra problemin e saj.

Tashmë që ajo është në vitin e dytë të studimeve në Universitetin e  Skocisë,Abigail rrallë herë përdor make up në universitet, vetëm në rastet kur del me miqtë në darkë.