Një alpinist amerikan ka kapur një foto të pabesueshme të një rrufe gjigante që godet faqen e një mali.
Fotoja është realizuar nga Phil Garcia, ndërsa ishte në një shëtitje me miqtë e tij në Pecos, New Mexico.
“Ishim duke ecur në shtigjet e pasme kur e pashë dhe menjëherë nxora aparatin fotografik. Tingulli ishte i frikshëm. Ne ishim disi të shqetësuar dhe u larguam nga aty shumë shpejt”, tha Garcia.
“Mund ta ndjeni energjinë. E shkatërroi pemën në miliona copa dhe ajo që mbeti ishte vetëm trungu. Thjesht po digjej. Ndodhesha rreth 350 metra larg. Veshët m’u qetësuan pas pesë orësh”, është shprehur alpinisti.