Fjalë Kyçe

Ambasada Amerikane i dhuron 2500 teste rapide QKMF-së në Podujevë

Ambasada Amerikane i dhuron 2500 teste rapide QKMF-së në Podujevë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka dhuruar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë 2 mijë e 500 teste rapide për COVID-19.

Sipas një njoftimi të Komunës së Podujevës, në këtë donacion përfshihen edhe pajisjet përcjellëse për këto teste.

Komuna e Podujevës ka njoftuar se deri tash në QKMF janë kryer rreth 2,000 teste rapide për pacientët e dyshuar me COVID-19.