Fjalë Kyçe

Johnson për taksën: Hap i mirë, por duhet të hiqet plotësisht

Johnson për taksën: Hap i mirë, por duhet të hiqet plotësisht

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me heqjen pjesërisht të taksës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Britania e Madhe thotë se hapi i Kurtit është i mirë, megjithatë taksa duhet të hiqet plotësisht.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka thënë në telefon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se e mbështet rifillimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“From press statement following UK Prime Minister Boris Johnson’s call with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic: “The PM supported the resumption of dialogue between Serbia and Kosovo”, shkruan Ambasada e Britanisë së Madhe.
Kryeministri Johnson e përshendeti heqjen pjesërisht të taksës nga kryeministri Kurti, megjithatë Britania e Madhe do të vazhdojë të bëjë presion për heqjen e plotë të taksës.

“He welcomed Kosovo’s partial withdrawal of tariffs on goods from Serbia and encouraged a positive response. He said the UK would continue to press for a full lifting of tariffs“, shkruan Ambasada e Britanisë së Madhe.

Postimi i plotë në gjuhën shqipe:

Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka biseduar në telefon me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq:

“Kryeministri Johnson e përshëndet rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifës së Kosovës nga mallrat nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë presion për heqjen e plotë të tarifave“.

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1527482917410794