Fjalë Kyçe

Ambasada e SHBA-së në Gjermani e cilëson historike marrëveshjen për linjën hekurdhore

Ambasada e SHBA-së në Gjermani e cilëson historike marrëveshjen për linjën hekurdhore

Ambasada Amerikane në Gjermani e ka cilësuar historike marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradat.

“Ambasadori Richard Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Munih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për linjën hekurdhore dhe autostradat mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje vjen pas marrëveshjes së fundit që u nënshkrua muajin e kaluar për rikthimin e fluturimeve direkte mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.