Fjalë Kyçe

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi numri i rasteve pozitive me COVID-19 është në rritje.

Ambasada thotë se vaksinat antiCOVID janë të sigurta dhe efektive.

“Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që ju ose një anëtar i familjes të përfundoni në spital”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 263 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.