Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd ka ndryshuar njoftimin e publikuar në profilin e saj në rrjete sociale.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së djeshme kishte takuar Marko Gjuriqin, i cili mban pozitën e drejtorit në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë, raporton lajme365.
Në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhej se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për ‘KIM’ Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.
Referimi me termin “Kosovo i Metohija” kishte ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve të cilët kanë komentuar në faqen e Ambasadës në rrjete sociale.
Në lidhje me këtë çështje ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës.