Fjalë Kyçe

Ambasada shqiptare në Ankara njofton lidhur me tërmetin

Ambasada shqiptare në Ankara njofton lidhur me tërmetin

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter goditi provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.
Në lidhje me tërmetin e fortë që goditi Turqinë një ditë më parë reagon sërish ambasada shqiptare në Ankara.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.

Ministria për Evropën e Punët e Jashtme bën me dije se Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56