Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ftuar në takim ekipin e dialogut, presidentin, kryeministrin edhe ambasadorët e QUINTIT.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se nesër kryeparlamentari Kadri Veseli do të merr pjesë në takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.
Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa do të nis në orën 10:00.