Fjalë Kyçe

Ambasadorët e vendeve të Quint-it takojnë Valdete Dakën, kërkojnë nga partitë të respektojnë masat anti COVID-19

Ambasadorët e vendeve të Quint-it takojnë Valdete Dakën, kërkojnë nga partitë të respektojnë masat anti COVID-19

Ambasadorët e vendeve të Quint-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara) janë takuar me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakën, për të diskutuar lidhur me zhvillimit të zgjedhjeve më 14 shkurt dhe për të treguar planet e monitorimit të shteteve të Kunitit.

“I ftojmë të gjitha partitë dhe kandidatët që të përfshihen në një garë të ndershme në të gjithë Kosovën, duke respektuar masat anti-COVID-19 gjatë gjithë fushatës. Derisa shqyrtojnë përzgjedhjen e tyre, populli i Kosovës meriton të dëgjojë propozime të hollësishme të politikave, nga politikanët e tyre, me argumente të bëra në një frymë debati informues.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Tutje thuhet se për të siguruar zgjedhje të suksesshme, i takon edhe popullit të Kosovës që të votojë dhe ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt, duke ndjekur gjithashtu të gjitha masat anti-COVID-19.

Qeveritë tona janë të përkushtuara për të vazhduar mbështetjen tonë në përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë të sigurt, të begatshme, demokratike për të gjithë qytetarët, dhe për të punuar ngushtë me çdo qeveri që formohet përmes zgjedhjeve të lira në përputhje me kushtetutën.