Ambasadori i ShBA-ve, në Kosovë, Philip Kosnett, mbrëmë ka qenë në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta parë ndeshjen Kosovë- Bullgari e cila u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Kosnett, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter, ka shkruar se është e mrekullueshme të shohësh flamurin e Kosovës duke valuar e duke brohoritur për lojtarët e talentuar të Kosovës.
“E shijova ndeshjen mbrëmë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë – e mrekullueshme të shohësh flamurin e Kosovës duke valuar ndërsa ne brohorisnim për këta lojtarë të talentuar në këtë ndeshje të mirë”, ka shkruar ambasadori i ShBA-ve në Kosovë.