Fjalë Kyçe

Ambasadori Amerikan i kërkon Thaçit ta shkarkojë Rustem Mustafën

Ambasadori Amerikan i kërkon Thaçit ta shkarkojë Rustem Mustafën

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka kërkuar presidentit të Kosovës, shkarkimin Rrustem Mustafës, Remit nga pozita e këshilltarit.

“I inkurajuar të shoh që disa të dënuar po shkarkohen nga pozitat- kjo duhet të bëhet procedurë standarde për qeverinë. I kënaqur që shoh që mediat po flasin për një të dënuar për krime lufte të emëruar… shkarkimi do të dëshmonte respektim të sundimit të ligjit”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Philip Kosnett.

Para disa ditëve kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra e këshilltarit politik, Sylejman Selimin për shkak të presionit ndërkombëtar, e gjithashtu nga detyra u lirua edhe zëvendës ministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.

Rrustem Mustafa ishte shpallur fajtor nga gjykatat vendore meqë rast edhe kishte humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e kaluar.