Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnett ka kërkuar nga qytetarët kosovar që të bëjnë veprime konkrete për të luftuar politikanët e korruptuar.
Ai në një video të publikuar në “Facebook” ka thënë sepërkushtimi i qytetarëve të Kosovës kundër korrupsionit është themeli iarritjes së synimit për integrim perëndimor.
VIDEO-mesazhine Ambasadorit amerikan mund a shikoni duke klikuar në LINK
“Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton t’i keni sistemet në letër nëse ato nuk zbatohen me ndershmëri, plotësisht dhe në mënyrë të vijueshme. Qytetarët e Kosovës duhet të shohin që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që ai përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritarë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt”, ka thënë ambasadori amerikan.
Kosnett tutje ka shtuar se ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet.
“Llogaridhënie do të thotë shkelësit e ligjit në burg, konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim. Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet”, ka thënë Kosnett.