Fjalë Kyçe

Ambasadori amerikan me porosi të qartë për politikanët kosovarë

Dje dy zyrtarë të lartë nga administrata e Trump kanë takuar presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilët kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe taksën.

E pas këtij takimi, sot edhe ambasadori amerikan Kosnett ka drejtuar një porosi për politikanët kosovarë, përmes një thënie të Martin Luter Kingut.

“Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Ai ka thënë se kjo thënie duhet të jetë një përkujtim edhe për politikanët e Kosovës.