Fjalë Kyçe

Ambasadori amerikan takon kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, bisedojnë për zgjedhjet e tetorit

Ambasadori amerikan takon kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, bisedojnë për zgjedhjet e tetorit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka falënderuar ambasadorin për qëndrimin e shtetit të tij që Kosova që t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Takim i rregullt dhe përmbajtjesor me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë. Falënderova Ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Shpreha si gjithmonë, mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i yni”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, sot kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka takuar edhe ambasadorin gjerman dhe atë italian në Kosovë.