Fjalë Kyçe

Ambasadori amerikan uron fillimin e muajit të Ramazanit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë në Kosovë.

“Urimet më të mira për të gjithë ata që e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në Kosovë. Presim që të festojmë së bashku me myslimanët e Kosovës më vonë gjatë këtij muaji”, ha shkruar Kosnett në Twitter.

Ai ka shpërndarë edhe urimin e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka uruar myslimanët për fillimin e këtij muaji të shenjtë për ta.