Fjalë Kyçe

Ambasadori britanik bën homazhe para pllakës së UÇK-së në Krushë të Madhe

Ambasadori britanik bën homazhe para pllakës së UÇK-së në Krushë të Madhe

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe.

Abott ka ndarë disa fotografi nga kjo vizitë ku tha se në këtë ditë përkujtohen të gjithë ata që kanë vdekur gjatë luftërave.

“Sot njerëzit në Britaninë e Madhe kanë kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur gjatë konflikteve. Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderime pranë Memorialit në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve”, ka shkruar Abbott.