Fjalë Kyçe

Ambasadori Cufaj: Aksidentet e shumta në Kosovë mund ta pengojnë njohjen e patentë-shoferëve në Gjermani

Ambasadori Cufaj: Aksidentet e shumta në Kosovë mund ta pengojnë njohjen e patentë-shoferëve në Gjermani

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas gjatë takimit që ka pasur me homologun e tij Behgjet Pacollin, ka bërë të ditur se do të angazhohet që shteti gjerman të njeh patentë-shoferët e Kosovës.

Se deri kur kanë shkuar procedurat dhe cilat janë telashet që mund ta pengojnë Kosovën në këtë proces, ka treguar ambasadori kosovar në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Jemi në procedurë tash e tetë muaj. Është një vendim i cili presim të merret gjatë verës. Autoritetet gjermane janë duke e trajtuar këtë temë”, ka thënë Cufaj në Info Magazine direkt nga Berlini.

“Ne s’jemi mirë me letra dhe legjislacion, por edhe për çështjen se në Kosovë dyshohet se merren patentë-shoferë të falsifikuar”.

Por, pengesa kryesore që mund ta penalizojë Kosovën qëndron diku tjetër.

“Shkalla e lartë e aksidenteve në Kosovë mund të ndikojë keq në këtë proces. Kjo mund të na shkaktojë telashe të panevojshme”.

“Nëse Qeveria e Gjermanisë e jep dritën jeshile për këtë proces, këtë më pas duhet ta bëjnë edhe 16 ministra nga 16 landet e Gjermanisë”.