Fjalë Kyçe

Ambasadori gjerman uron fitoren e Vetëvendosjes, kërkon formimin e shpejtë të institucioneve

Ambasadori gjerman uron fitoren e Vetëvendosjes, kërkon formimin e shpejtë të institucioneve

Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Përmes profilit të tij zyrtar në Twitter diplomati gjerman ka uruar Vetëvendosjen për atë që Rohde e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50 % të votave.

“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka shkruar Rohde.

Ai tutje shtoi se një rezultat i tillë i qartë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjet e presidentit, dhe veprime vendimtare për shumë çështje urgjente që Kosova ka përpara.

“Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosovës”, deklaroi Rohde.