Fjalë Kyçe

Ambasadori gjerman uron Kosovën: Gjermania do të vazhdoj të ecë me ju

Ambasadori gjerman uron Kosovën: Gjermania do të vazhdoj të ecë me ju

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka uruar Kosovën për përvjetorin e 11-të të pavarësisë.

Në rrjetin social twitter, ai ka shkruar:

“Mirëmëngjesi dhe urimë ditëlindjen e 11-të Kosovë. Qiell i kaltërt mbi Prishtinë, vazhdojmë me ceremoni. Vendi dhe populli kanë bërë rrugëtim të gjatë, por ende duhet shumë punë. Gjermania do të vazhdoj të ecë me ju në këtë shteg”, shkruan Heldt./Gazeta Alo/