Fjalë Kyçe

Ambasadori i ri i SHBA-së flet për vlerat që e bashkojnë me Kosovën

Ambasadori i ri i SHBA-së flet për vlerat që e bashkojnë me Kosovën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kossnet duke dhënë urimin e tij me familje për festat e fund-vitit, ai ka shprehur kënaqësinë se SHBA-ja dhe Kosova ndajnë vlera dhe përvoja të ngjashme, si p.sh. rëndësia për të qenë së bashku me familjen, si dhe gëzimet dhe sfidat që vijnë nga të jetuarit në shoqëri shumë-kulturore.

“Çka më duket e mrekullueshme është që Kosova dhe Amerika ndajnë vlera dhe përvoja të ngjashme, si p.sh. rëndësia për të qenë së bashku me familjen, si dhe gëzimet dhe sfidat që vijnë nga të jetuarit në shoqëri shumë-kulturore”, ka thënë Kosnnet, transmeton Gazeta Alo.

 

Më poshtë gjeni urimin e tij të plotë dhe videon

 

Përshëndetje të gjithëve.

Përshëndetje. Jemi tepër të lumtur që jemi këtu në Kosovë. Më në fund po rehatohemi në shtëpinë tonë të re.

Duket se kemi ardhur në kohë shumë të ngarkuar me punë, prandaj po njoftohemi me Kosovën shumë shpejt. Tashmë kam marrë pjesë në shumë veprimtari dhe jam takuar me shumë njerëz, të cilët më kanë bërë të ndjehem i mirëseardhur dhe optimist se çka mund të pres vitin e ardhshëm.

Po ashtu, jam takuar me shumë të rinj, të cilët premtojnë shumë dhe shfaqin shumë energji.

Gjatë Javës kundër Korrupsionit, pashë shumë individë dhe organizata të vendosura për të luftuar për transparencë më të madhe dhe qeverisje të mirë.  Këta njerëz, si dhe personat e tjerë të talentuar dhe ambiciozë që i kam takuar, janë shembull se çka mund të bëjnë qytetarët për të vazhduar për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Çka më duket e mrekullueshme është që Kosova dhe Amerika ndajnë vlera dhe përvoja të ngjashme, si p.sh. rëndësia për të qenë së bashku me familjen, si dhe gëzimet dhe sfidat që vijnë nga të jetuarit në shoqëri shumë-kulturore.

Përderisa po i afrohemi festave dhe Vitit të Ri, dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë rast për t’ju uruar të gjithëve gjithë të mirat përderisa bëheni bashkë me miq e familjarë. Mirëpresim rastin që ti mbështesim përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme, begati dhe drejtësi për tërë popullin e Kosovës – si dhe për vendet fqinje.

Për të gjithë ata që festojnë: Për shumë mot Krishtlindjet.

Së bashku: Urime Viti i Ri të gjithëve!

Gëzuar!

Malika: Urime Viti i Ri të gjithëve!