Fjalë Kyçe

Ambasadorja e Izraelit ia dorëzon Gërvallës letrat kredenciale

Ambasadorja e Izraelit ia dorëzon Gërvallës letrat kredenciale

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për ardhjen e ambasadores këtë mëngjes.

“Kosova dhe Izraeli ndajnë vlera dhe qëllime të njëjta. U pajtuam që të punojmë ngushtë për një sërë çështjesh. Mezi pres të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.