Fjalë Kyçe

Ana Kabashi vjen me imazhe të reja atraktive

Ana Kabashi vjen me imazhe të reja atraktive

Ana Kabashi dinë se si të jetë në qendër të vëmendjen dhe për këtë i shfrytëzon rrjetet sociale, ku edhe numëron mijëra ndjekës.

Këngëtarja e njohur, përveç që ka një zë unik dhe vlerësohet për performancat “live”, ajo po ashtu konsiderohet si një prej femrave më të bukura të estradës.

Kabashi një gjë të tillë e dëshmon në pothuajse secilin imazh që ndan me fansat në InstaStory, e ku kujdeset që t’i theksoi linjat e tonifikuara dhe tejet joshëse.

Disa fotografi provokuese dhe mjaft atraktive, Ana i ka sjellë edhe së fundi, të cilat i realizon gjatë xhirimeve të videoklipit të fundit.

E veshur në bikini me ngjyrë të zezë nga “Calvin Klein” të kombinuara me një pelerinë të kuqe, këngëtarja dukej në formë të mrekullueshme.

Ndryshe, Ana ka qenë aktive edhe me projektet muzikore, kënga e saj e fundit është “Sa kem pi” e realizuar edhe me videoklip.