Shoferët në Brazil u detyruan të bënin një ndalesë të papritur javën e kaluar, pasi një anakonda e madhe iu zuri rrugën në një autostradë.
Ngjarja e pazakontë dhe e frikshme është regjistruar përgjatë rrugës në Porto Velho, një qytet në shtetin veriperëndimor të Rondônia-s.
Ndërsa gjarpri gjigant u zhvendos nga autostrada, shikuesit kureshtarë dhe të guximshëm qëndronin afër për të filmuar ngjarjen.
Siç duket gjarpri ishte në kërkim të ushqimit. Krijesa ishte të paktën 10 vjeç dhe peshonte rreth 66 kilogramë, sipas biologut Flavio Terassini.
“Këto gjarpërinjtë mund të shfaqen në zonat urbane në kërkim të ushqimit. Në qytet ata mund të ushqehen me qen e madje me mace”, tha Terassini.