Fjalë Kyçe

Analisti nga Amerika: Osmani ka bërë veprim të ulët dhe të ndyrë sot me foton e Thaçit, ka fyer Rugovën

Analisti nga Amerika: Osmani ka bërë veprim të ulët dhe të ndyrë sot me foton e Thaçit, ka fyer Rugovën

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, ka deklaruar se sjellja e sotshme nga Kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka dhënë një shembull shumë të keq duke i shkelur të gjitha ligjet e shtetit.

Lushi veprimin e Osmanit po e quan si lëvizje të ndyrë dhe populiste, pasi ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi nga pozita ku ishte në zyrë.

Ai po thotë se me këtë veprim të ulët, Osmani e ka fyer edhe ish-presidentin Rugova, i cili është respektuar nga qytetarët duke i vendosur përmendoren para Kuvendit.

Postimi i plotë nga Lushi:  

Sjelljet primordiale politike duhet të përfundojnë ndër ne.

Vjosa Osmani sot ka dhënë një shembull shumë të keq duke shkelur ligjet e shtetit ndërsa ka bërë një lëvizje të ndyer populiste me zhvendosjen dhe largimin e fotos së Presidentit të Republikës së Kosovës nga balli i zyres së Kryekuvendares. Duke e bërë Ibrahim Rugovën lodër të lojës së saj të ulët ajo e ka fyer edhe Presidentin Rugova i cili është respektuar nga populli dhe shteti duke ju vendosur përmendorja para Kuvendit.

Zyra e Parlamentit, ku punon përkohësisht zonja Osmani, nuk është e saj personalisht. Zyra është e popullit të Kosovës dhe aty duhet rigorozisht të zbatohen ligjet dhe preferencat e sovranit. Jo të punëtorëve tonë që i paguajmë me taksat tona.

Nesër mund të zgjedheni ju presidente e Republikës zonja Kryekuvendare dhe shembulli juaj i jep precedentin dikujt nga një parti tjetër t’ ua largojë juve fotografinë. Dhe kështu rrethi vicioz i sjelljeve primitive vazhdon të dëmtojë kohezionin dhe seriozitetin shoqëror.

Vjosa Osmani, në vend se të kontriboni në forcimin e unitetit, harmonsië dhe paqes shoqërore, me veprimin e ulët, ju keni keni treguar vogëlsi.

Ju lutem juve dhe të gjithë përfaqësuesve tonë, ndaloni sjelljet meskine dhe lëvizjet e neveritshme primitive.

Republika jonë do unitet, respekt dhe bashkëpunim të të gjithëve!