Fjalë Kyçe

Analisti Vela: Nëse nuk llogaritën votat e ardhura nga Serbia, Nisma ka kaluar pragun

Analisti Vela: Nëse nuk llogaritën votat e ardhura nga Serbia, Nisma ka kaluar pragun

Analisti politik Blerim Vela, i cili ka përcjell në vazhdimësi këtë proces zgjedhor, ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një tabelë se ka sa deputetë do të kenë partitë politike në Kuvend, por në të nuk e ka përfshirë koalicionin Nisma-AKR-PD.

Ai pas kësaj, ka pasur reagime nga qytetarët se Nisma doli me komunikatë se ka kaluar pragun zgjedhor, raporton “Epoka e re”.

“Llogaria e tyre bazohet pa 3104 votat nga Serbia. Nëse nuk llogaritën hyjnë në Kuvend. Por nuk e kam të qartë se mbi çfarë baze juridike do t’i anulojnë”, është përgjigjur Vela.