Real Madridi ia të fitonte përballë Barcelonën në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës e cila u zhvillua në Arabinë Saudite.
“El Clasico” shkoi në shtesë pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 2-2, me “galaktikët” që ishin dy herë në avantazh. Më pas do të ishte Valverde ai që do të shënonte golin e fitores në minutën e 98.
Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur për këtë sukses, gjithashtu përgezoi edhe Barcelonën për lojën e zhvilluar.
“Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve dhe lojtarëve që luajnë në sulm”.
“Xavi mendon që Barcelona dominoi ndeshjen? Jo. Ishte e barabartë dhe e merituam fitoren”, deklaroi ai.