Fjalë Kyçe

Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Anëtarësimi në Këshill të Evropës është me “qejf” ka thënë njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, teksa shton se Kosova ka aplikuar në këtë organizatë dhe nuk është ftuar nga KiE që të bëhet pjesë e saj.

Kujtojmë se Gjermania dhe Franca vazhdojnë të insistojnë se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do të siguronte votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshill të Evropës.

Nëse për Kosovën është i rëndësishëm anëtarësimi në KiE, Ymeri thotë se rrugën e kemi përpara.

“Nëse për Kosvën është e rëndësishme më shku në KiE, rrugën e kemi përpara. Rruga përpara i ka disa pengesa… edhe ne po themi këto shkallë që na i kanë vendosur dhe kjo derë që është gjysmë e mbylltë nuk është duke në pëlqyer. Dhe aty brenda janë disa njerëz që po thonë që doni me ardhë qe ku është dera. Ne po themi jo s’po dojmë, edhe po bërtasim. Edhe ata po thonë veç nëse doni”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Sipas Ymerit, bashkësia ndërkombëtare është duke e thekuar se anëtarësimi në KiE varet nga Kosova, por, “ne po i themi nuk jemi të gatshëm”.

“Mendoj që bashkësia ndërkombëtare është duke na parë si një shtete sovran, e neve nuk po nuk na pëlqen”, ka theksuar Ymeri.

Ndërkaq, gjatë së martës është mbajtur e ministrave në Këshill të Evropës, ku është diskutuar për agjendën e takimit të 17 majit, por nuk është vendosur nëse votimi për anëtarësim (në KiE) për Kosovën do të jetë pjesë e takimit.