Fjalë Kyçe

Anëtari i Alternativës aderon në Vetëvendosje

Anëtari i Alternativës aderon në Vetëvendosje

Anëtari i partisë Alternativa, Veton Qipa, i bashkohet sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj parti, Albin Kurti, i cili tha se Qipa përmes paraqitjes modeste të tij, si një ekonomist dhe afarist i suksesshëm, e shton përfaqësimin dhe punën në Lëvizje.

“Veton Qipa, qytetar i respektuar i Prizrenit i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Vetoni ka qenë i angazhuar politikisht në partinë e Alternativës më parë, si themelues i degës së saj në Prizren dhe anëtar i kryesisë së kësaj dege. Me paraqitje modeste në publik, ai është një ekonomist dhe afarist i suksesshëm që e shton përfaqësimin dhe punën e Lëvizjes në qytetin e bukur të Prizrenit por edhe anasjelltas. Nga takimi i fundit kur edhe u bë pjesë e jona, ai tha se vetëm të bashkuar mund t’i sjellim ndryshimet e nevojshme në këtë shoqëri. Unë u pajtova me të, erdhi dita!”, ka shkruar Kurti.