Fjalë Kyçe

Anëtari i VV-së: Ne kemi bërë lëshime, LDK-ja gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë

Anëtari i VV-së: Ne kemi bërë lëshime, LDK-ja gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti, ka thënë në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëshime ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë.

“Ne i kemi bërë disa lëshime, një nga to është edhe ndarja e ministrive pesë me pesë”, është shprehur Zaimi.

Gjithashtu Zaimi nuk harroi ta përmend se LDK’ja gjithmonë në marrëveshjet e kaluara për të bashkëqeverisur ka marrë më pak ministri se partia e parë, ajo që ka fituar zgjedhjet.

“LDK’ja edhe me parë ka pasur marrëveshje me partitë tjera, por gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë”, ka thënë Zaimi.

Tutje, ai tha se LDK’ja ka kërkuar postin e presidentit dhe Kurti ka lëshuar pe në këtë çështje.

“LDK’ja kanë kërkuar presidentin, dhe pasi insistuan, kryetari Kurti lëshoi pe dhe diskutuam edhe për këtë çështje”, ka përfunduar Zaimi.