Fjalë Kyçe

Angelina Jolie nis xhirimet e filmit të ri

Angelina Jolie nis xhirimet e filmit të ri

Angelina Jolie është parë e mbuluar me ‘gjak’ derisa po xhironte trilerin e ardhshëm “Those who wish me dead” në malet e Meksikës.

Angelina Jolie është parë javën e kaluar e përgjakur dhe e veshur në stil ushtarak, teksa po shoqërohej nga një asistente, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Më vonë, ajo u pa duke xhiruar një skenë tjetër në mbrëmje, këtë herë me veshje tjetër. Dy ditë pas xhirimeve, Angelina u nis me aeroplan privat për në Los Angeles.

Sipas burimeve, udhëtimi i aktores për në LA u bë për të festuar Ditën e Nënës bashkë me fëmijët e saj.

Në këtë film që po xhiron Angelina Jolie, aktrojnë edhe Nicholas Hoult, Aidan Gillen dhe Jon Bernthal.