Fjalë Kyçe

Angelina Jolie shfaqet në një kafene në Lviv të Ukrainës

Angelina Jolie shfaqet në një kafene në Lviv të Ukrainës

Aktorja Angelina Jolie ka befasuar ukrainasit kur shkoi në një kafene në Lviv të shtunën.

Jolie, 46 vjeçare, tërhoqi vëmendjen e njerëzve prezentë, derisa Maya Pidhorodetska ishte ajo që e postoi një video të aktores dhe regjisores së famshme në Facebook.

“Asgjë e veçantë. Vetëm Lviv. Sapo shkova për të pirë kafe. Vetëm Angelina Jolie. Ukraina thjesht mbështetet nga e gjithë bota.”- shkroi ajo krahas videos.

Jolie është një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ajo ka vizituar më parë fëmijët ukrainas që kanë ikur nga lufta me Rusinë në një spital në Romë.