Anglia do të përballet me Uellsin në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Në dy sfidat e para anglezët kanë marrë një fitore e një barazim, teksa kërkojnë së paku edhe një pikë për të kaluar në rrethin e eliminimit direkt.
James Maddison padyshim që ka qenë mesfushori më në formë i Anglisë që Gareth Southgate ka në listë.
26-vjeçari shënoi shtatë gola e asistoi në katër të tjerë në 13 ndeshjet e Ligës Premier me fanellën e Leicester.
Mirëpo mesfushori i ‘Tre Luanëve’ ka qenë i lënduar dhe nuk ka qenë fare i grumbulluar në dy sfidat e para ndaj Iranit dhe SHBA-së.
Por tani Maddison është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin dhe është i gatshëm për duelin e fundit në grup ndaj Uellsit.
Anglia do të përballet me Uellsin me fillim nga ora 20:00, derisa trajneri Southgate pritet t’i japë minuta edhe yllit të Leicester Cityt në këtë duel.