Dy fytyra publike dhe me ndikim, janë çifti shume i njohur Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj.
Kryeministri i vendit dhe prezantuesja e dashur për publikun, përkundër angazhimeve të shumta në karrierën e tyre profesionale, kanë jetë të lumtur bashkë.
Përveç në punën e tyre ata e kanë dëshmuar se janë bashkëshortë dhe prindër të përgjegjshëm.
Anita përveç moderimit gjithmonë e shohim të angazhuar me aktivitete të shumta, duke mos lënë anash as kujdesin ndaj fëmijëve, shkruan “Kosovarja”.
E sot ajo ka qëndruar përkrah djalit të saj, në një ditë të rëndësishme për të, duke e mbështetur e përkrahur.
Sot mbahet testi për shkollat fillore dhe të mesme, nga ku Anita ka ndarë pamje pasi e ka shoqëruar djalin.
Sigurishtë që për shkak të angazhimeve e përgjegjësive si kryeministër i vendit, Ramushi nuk ka arritur të jetë pranë të birit në këtë ditë
Ndryshe Ramushi e Anita janë prindër të dy djemve e një vajze.