Fjalë Kyçe

Anton Quni: Kam dëshmi se Xhavit Haliti mori miliona nga Qeveria e Bukoshit

Anton Quni: Kam dëshmi se Xhavit Haliti mori miliona nga Qeveria e Bukoshit

Kanë vazhduar përplasjet në mes të deputetit të PDK’së, Xhavit Haliti dhe atij të LDK’së Anton Quni. Në seancën e sotme, Anton Quni ka thënë se ka dëshmi për keqpërdorimet që janë bërë nga Haliti për 8 milionë markat që siç ka deklaruar kohë më parë deputeti i LDK’së, Haliti i kishte marrë për gjoja çështje të luftës. Quni tha se i ka dëshmitë për këto çështje dhe mjetet që janë kaluar nga Ministri e mbrojtjes e udhëhequr atëkohë nga Ahmet Krasniqi.

“I kam dëshmitë, ato dëshmi janë të klasifikuara dhe varet nga ju a do t’i publikoni apo jo, nëpërmjet administratës do t’i përcjelli tek ju, janë të gjitha dëshmitë ku shihen shuma e kalimit të mjeteve financiare nga ministria e mbrojtjes”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Xhavit Haliti, e mori fjalën e tij në seancë, për ta replikuar Qunin. Madje i tha se për të nuk kishte dëgjuar asnjëherë deri pas luftës.

“ E vërteta është është që mu më është afruar Ahmet Krasniqi, nuk e kam ditë kush është, më kanë thirr në një takim në shtëpinë e Bilall Sherifit, Ahmeti s’ka qenë ministër i mbrojtjes.

Mas luftës e kam marr vesh kush je tek je e tash je deputet, por du të them që segmente të caktuara edhe të grupit të oficerëve e të qeverisë e kanë pengu Ahmet Kransiqin, Ahmeti është emëru ministër i mbrojtjes shumë vonë dhe ka luftuar me qato struktura të qeverisë se nuk e emëronin ministër të mbrojtjes”, është shprehur ai.

Ahmeti ka premtuar që të gjitha mjetet që i disponon qeveria e Kosovës në mërgim do ja dorëzoj shtabit të përgjithshëm për ta udhëheq luftën. ky ka qenë premtimi me shkrim, ato tjerat bisedat e mëparshme nuk është vendi për me diskutu”, ka shtuar ai./Express